• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ekspertët tregojnë pasojat e izolimit: Për momentin jemi duke vuajtur dy kriza…
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Ekspertët tregojnë pasojat e izolimit: Për momentin jemi duke vuajtur dy kriza…

20 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Për momentin jemi duke jetuar dy kriza – pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie. Ekspertët thonë se kriza e dytë do të zgjatë më shumë dhe do të jetë më masive, sesa pasojat e drejtpërdrejta të COVID-19, e cila deri tani ka rezultuar me disa mijëra të vdekur në mbarë botën.

Nuk ka ndonjë kuptim serioz të krahasosh krizat, në veçanti ato që rezultojnë me humbjen e jetës së njerëzve. Por këto kriza janë të ndërlidhura dhe kanë shkaqe dhe pasoja të ngjashme. Ndaj secili prej nesh duhet ta ketë të qartë se sa të ndërlidhur janë sot të gjithë njerëzit mes vete.

Pasojat e pandemisë

Pandemia nuk njeh kufij mes vendeve apo ngjyrë lëkure. Ajo përfshin të gjithë, pavarësisht vendit, ngjyrës së lëkurës, fesë, kulturës apo gjuhës. Ata të cilët përdorin gjuhë raciste dhe thonë se kriza ka ardhur nga Kina apo Italia, Irani apo Koreja e Jugut, duhet të kenë shumë kujdes. Këto vende dallojnë shumë mes vete. Përvojat nga kjo sëmundje dhe ky virus janë të veçanta, por japin edhe mësime.

Ne jemi të ndërlidhur kaq shumë mes vete, në kohën e globalizimit, sa që të gjitha rrjetet duhet të bashkëveprojnë.

Kriza e tretë

Tani do të përballemi edhe me krizën e tretë, e cila është e ndërlidhur me dy të parat – pandeminë dhe krizën ekonomike. Me “distancimin social” dhe izolimin në jetën private, njerëzit do të përballen me sfida të mëdha. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit do të rezultojnë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me kufizimin e lirisë së lëvizjes. Njerëzit reduktohen në katër muret e shtëpisë dhe duhet të kalojnë kohën në karantinë, në kushte të cilat nuk i kanë jetuar më parë.

Njerëzit, vendet dhe kontinentet do të largohen mes vete. Bashkimi Evropian ka mbyllur kufijtë e jashtëm, vendet kanë mbyllur kufijtë brenda BE. Udhëtimet janë ndaluar, ndonëse kjo ka qenë një prej vlerave më të mëdha të BE. E gjitha kjo ndodhi brenda pak ditësh.

Izolimi

Ndjenja e vetme që kaplon njerëzit në këtë moment është pafuqia. Këshillat për futje në izolim dhe leximin e pafund të librave ndihmojnë vetëm pjesërisht, sepse kjo pafuqi na bën letargjik, na cënon lirinë e lëvizjes, na demotivon. Ndaj kërkohet bashkëveprim në familje, duhet gjetur rrugën për tejkalimin e kësaj situate.

Duhet të ruajmë shëndetin mendor për kohën pas izolimit dhe për bashkëveprim pas kohës së COVID-19. Por kjo është një kohë që na mëson. Shohim vende të shenjta boshe si Sheshi kryesor në Vatikan apo Meka dhe Medina. Këto pamje duket tërësisht të pakuptimta, por njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e të qenurit bashkë. Tani jemi të gjithë në ekzil të brendshëm në shtëpi dhe duhet të gjejmë forcë tek njëri-tjetri. Ashtu si italianët që dalin në ballkone dhe këndojnë, të cilët nga muzika nxjerrin forcë për të ardhmen e shëndetshme. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ A duhet t’i lini fëmijët tuaj të luajnë me fëmijë të tjerë? Ja çfarë këshillon ekspertja
Previous article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Mbi 13,600 të prekur me COVID-19, të paktën 200 të vdekur

Delo.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT