Drejtori i Policisë në Berat, Neritan Nallbati ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Mësohet se gjithashtu është infektuar me Covid-19 edhe bashkëshortja e tij, ndërsa gjendja shëndetësore e të dyve është e qëndrueshme.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 120 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa situatë e rënduar paraqitet në spitalet COVId ku 125 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm.
Nga këta pacientëm 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.


