• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Dokumenti konfidencial: Shqipëria OK me masat. Pse është më pak e prekshme
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ Dokumenti konfidencial: Shqipëria OK me masat. Pse është më pak e prekshme

25 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se në institucionet shtetërore po qarkullon një dokument konfidencial konsultativ, i përgatitur nga një kompani e rëndësishme, ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore, me qendër në Monako.

Ky dokument që mban datën 24 Mars 2020, i lexuar nga Top Channel, është përgatitur për përdorim të brendshëm, në kuadër të strategjisë në përballjen me Covid19, në javët dhe muajt e ardhshëm.

Dokumenti, konsultativ evidenton faktin se Shqipëria ka një popullsi me moshë mesatare 33.4 vjeç dhe 24 përqind e saj mbi 55 vjeç. Kjo e bën Shqipërinë më pak të prekshme nga rastet e infektimit nëse krahasohet me vende me moshë të madhe siç është rasti Italisë.

Dokumenti thekson se Shqipëria deri më tani ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur në kohë në përballjen, me këto probleme të cilat tani janë duke i ndeshur shumë shtete të tjera. Megjithatë kjo kompani ndërkombëtare ka 6 sugjerime për autoritet shqiptare kur thotë se disa masa të reja shtesë, mund të zbatohen me qëllim zvogëlimin e zgjerimit të mëtejshëm të pandemisë.

“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin. 

Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre. ”, thuhet në dokument.

Në këtë dokument thotë gazetari Muhamed Veliu, i sugjerohet autoriteteve shqiptare të inkurajojnë dhe orientojë biznesin privat në prodhimin e mjeteve spitalore si dhe bërjen kujdes me orarin e njësive të shërbimit.

“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse. 

Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore. 

Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”.

Në fund të këtij dokumenti theksohet se ajo çfarë është bërë deri më tani nga Shqipëria, përfshi këto sugjerime do të sjellin një kontroll të shtuar për epideminë e në mënyrë të posaçme reduktimin e të prekurve, gjë e cila do të lejojë vendin ti kthehet normalitetit në mënyrë të butë, me një impakt të vogël negativ në ekonomi, mbi të gjitha me një numër të vogël humbje jete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ OSHEE: Pagesat e faturave të dritave mund të bëhen online ose në sportelet tona (ORARI)
Previous article VJEN LAJMI NGA GJERMANIA/ Merkel rezulton NEGATIVE edhe në testin e dytë të Covid-19

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT