• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Dhunë dhe mbyllje në kafaze, dënimet më të ashpra për shkelësit e izolimit në botë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Dhunë dhe mbyllje në kafaze, dënimet më të ashpra për shkelësit e izolimit në botë

8 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

I ndaluar pa maskë; jashtë shtëpisë pa asnjë motiv ose në shoqërinë e miqve. Këto shkelje të izolimit mund t’iu kushtojnë shumë shtrenjtë. Policia në disa vende ka zbatuar ndëshkime që parashikojnë poshtërim dhe dhimbje, në mënyrë që karantina të respektohej, shpesh me pëlqimin e qeverive.

Shkelësit janë detyruar të kërcejnë në ajër duke bërtitur “duhet të qëndroj në shtëpi”, kanë bërë ushtrime palestre dhe pozicione joga të improvizuara. Këto janë disa nga ndëshkimet më absurd për të cilat ka prova filmike në internet, të cilat janë bërë virale mes të qeshurave dhe duartrokitjeve.

Por, në këtë situatë nuk ka asgjë për të qeshur. Në rastet më të këqija, autoritetet kanë lejuar përdorimin e shkopit të gomës deri në një nivel të patolerueshëm. Në Kenia, një 13-vjeçar është vrarë nga përdorimi i tepërt i dhunës. Ai po përpiqej të kapte tragetin e fundit për t’u kthyer në shtëpi dhe të respektonte rregullat. Shefi i policisë dha dorëheqjen dhe Presidenti i vendit kërkoi falje, por ai nuk është më.

Gjendja e emergjencës së shpallur për shkak të koronavirusit në shumë vende të botës që prej dy muajsh, i ka mundësuar policisë një pushtet të fuqishëm për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese. Pavarësisht “syve” të paktë në rrugë për të dëshmuar, në internet janë shfaqur xhirime që tregojnë brutalitetin e forcave të rendit. Vendet më të dalluara për shkelje të të drejtave të njeriut janë India, Filipinet, El Salvadori dhe Kenia.

Pamje tepër shokuese erdhën nga El Salvadori, teksa dhjetra të arrestuar, gjysmë të zhveshur, u futën në një qeli dhe u detyruan të qëndronin në dysheme. Imazhet janë publikuar nga Presidenti i vendit, i cili shprehet krenar për këtë sjellje të autoriteteve.

Në Indi janë dëshmuar ndëshkime nga më të çuditshmet, nga goditjet me shkop gome, deri tek dezinfektimi i shkelësve të karantinës me detergjent të dëmshëm për njeriun. Një shembull tjetër mizor është vendosja e disa të rinjve që kishin thyer izolimin, brenda një ambulance ku gjendej një i infektuar me koronavirus. Përpjekjet dëshpëruese të tyre për të dalë nga automjeti janë tepër të trishta.

Në Filipine ndëshkimet ishin edhe më tepër mizore. Shkelësit e karantinës janë vendosur në kafaze për kafshët, në një metodë të cilën policia e konsideron mësim për mosrespektimin e ligjit. Në shumicën e rasteve, autoritetet e këtyre shteteve kanë lavdëruar përdorimin e tepruar të forcës nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ OBSH: Tani është koha e duhur për t'u përgatitur për pandeminë tjetër
Previous article KORONAVIRUSI/ Australia del nga izolimi, prezantohet plani i hapjes me 3 faza

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT