• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ “Çmenden” çmimet në Berat, 320 lekë 1 kg limon, ja sa shiten dezinfektantët dhe maskat!
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ “Çmenden” çmimet në Berat, 320 lekë 1 kg limon, ja sa shiten dezinfektantët dhe maskat!

15 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Berati sot,pa makina në qarkullim dhe pak njerëz në rrugë. Çmenden çmimet në Berat,ushqimoret,marketet dhe farmacitë rrisin çmimet. 320 lekë 1 kg limon. Dezifektantën 600-700 lekë,maskat 500 lekë.

Nga dita e sotme, prej orës 06:00 të mëngjesit është ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve si dhe hyrjet e daljet e tyre në qytetin e Beratit. Kjo ka bërë që Berati sot të jetë i qetë,me rrugë pa makina dhe shumë pak njerëz.

Në qytet lëvizin që prej mëngjesit vetëm ambulancat, policia dhe mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga policia e shtetit. Edhe pse ka ende njerëz në rrugët e qytetit,ata janë të paktë në numër dhe i sheh të dalin për të blerë ushqime e fruta ose për të shkuar në farmaci.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Ajo që vihet re këto dy ditët e fundit në Berat është rritja e çmimeve, ku frutat dhe perimet kanë pësuar një rritje me 40-45%, krahasuar me javë më parë. Në kuadër të panikut për përhapjen e koronavirusit, të shumtë kanë qënë qytetarët beratas që kanë vërshuar drejt tregjeve të fruta-perimeve,ku produktet më të kërkuara janë ato me përmbajtje të vitaminës C.

Por, kjo ka bërë tregtarët të shtrejtojnë çmimet,sidomos çmimet e agrumeve dhe veçanërisht të limonit, që këto dy ditët e fundit varion nga 300-320 lekë për kg, sipas tregtarëve kur 10 ditë më parë çmimi i tij ishte 200 lekë për kg.

Po kështu, edhe farmacitë në Berat kanë rritur çmimet e maskave mbrojtëse dhe produkteve me përmbajtje dezinfektuese, duke përfituar nga interesimi i lartë dhe paniku i qytetarëve.Kostoja e këtyre produkteve që janë mjaft të kërkuara këto ditë nuk është ajo e mëparshmja.

Kështu, çmimi i dezinfektantëve ka shkuar në stratosferë, një dezinfektant i thjeshtë që deri dje kushtonte 150 lekë të reja sot kushton plot 600-700 lekë Po ashtu, edhe çmimi i maskave mbrojtëse është rritur në 500 lekë të reja, një çmenduri kjo për qytetarët që kërkojnë të mbrohet nga virusi COVID-19.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ “Infektohet”edhe La Liga, Ezequiel Garay pozitiv me Covid-19 (FOTO)
Previous article GJATË VETË-IZOLIMIT/ Çfarë duhet të keni në shtëpi këto ditë

Delo.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT