Pasi Boris Johnson u fut në terapi intensive nga përkeqësimi i simptomave, Donald Trump ka dalë në një konferencë për shtyp dhe është shprehur se ofron mbështetjen e tij.
“Unë kam pyetur dy nga kompanitë kryesore, kompani të shkëlqyera dhe u kam kërkuar që të kontaktojnë menjëherë Londrën. Ne kemi kontaktuar edhe me të gjithë mjekët e Boris dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.
Por mesa duket zëdhënësi i Johnson e ka refuzuar ofertën e Trump, duke shprehur se “çdo trajtim që merr kryeministri është çështje e mjekëve të tij”.
“Ne jemi të sigurt se kryeministri po merr kujdesin më të mirë të mundshëm. Trajtimi që ai merr është çështje e mjekëve të tij”, tha ai.


