• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Britania masa të forta për Covid-19: ata që futen në vend, 14 ditë karantinë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Britania masa të forta për Covid-19: ata që futen në vend, 14 ditë karantinë

10 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani do të karantinohen për dy javë për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus. Një masë e tillë duket se do të jetë pjesë e planit të Boris Johnson për hapjen e vendit, të cilin do ta njoftojë në fundjavë. Kryeministri pritet të thotë se pasagjerët, përfshirë britanikët që mbërrijnë në porte dhe aeroporte të Mbretërisë së Bashkuar nga të gjitha vendet, përveç Irlandës, duhet të vetëizolohen për 14 ditë, sipas The Times.

Udhëtarët do të plotësojnë një formular dixhital me detaje se ku synojnë ta realizojne vetëizolimin. Autoritetet do të kryejnë kontrolle në vend dhe ata që zbulohen se shkelin rregullat do të përballen me gjoba deri në 1.000 paundë ose dëbim. Masat pritet të hyjnë në fuqi në qershor dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e ‘transmetimit të virusit ndërsa kalojmë në fazën tjetër të përgjigjes sonë’, i tha një burim qeveritar gazetës së njohur.

Johnson do të njoftojë një lehtësim shumë të kufizuar të karantinës nga koronavirusi në Britani duke adoptuar kështu një qasje të kujdesshme, për t`u siguruar se nuk do të ketë një tjetër hov të sëmundjes në vend. Ekzistojnë gjithashtu spekulime se qeveria Johnson do të inkurajojë kompanitë të furnizojnë personelin që u kërkohet të kthehen në punë me maska për fytyrën dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Një ministër i kabinetit i tha The Daily Telegraph ‘kjo ka të bëjë me sigurinë e njerëzve për t’u rikthyer në punë’, mes frikës në rritje se Britania përballet me recesionin më të madh ekonomik në 300 vjet. Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani mbi 31.000 vdekje nga Covid-19 dhe 211.000 infektime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN VULLKANI ETNA NË SIÇILI/ Nga tymi në qiell formohet një zemër (FOTO)
Previous article DOKUMENTET E PANJOHURA/ Si iu mori Enver Hoxha tokat pronarëve përmes reformës agrare në 46-ën e bërë nga specialistët jugosllavë

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT