Përhapja e koronavirusit në më shumë se 100 vende tani kualifikohet si një pandemi globale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit të Mërkurën, duke konfirmuar ato që shumë epidemiologë kanë thënë me javë të tëra.
Deri më tani, OBSH kishte shmangur përdorimin e këtij termi për të përshkruar përshkallëzimin e epidemisë në të gjithë botën, nga frika se të jepte përshtypjen se ishte e pandalshme dhe vendet do të hiqnin dorë nga përpjekja për ta përmbajtur atë.


