Deklarata e kryeministrit Boris Johnson ku paralajmëronte një valë të dytë COVID-i ka bërë që britanikët të marrin masa.
Radhë të gjata njerëzish janë formuar para supermarketeve, me klientët që merrnin me shumicë produktet në raftet e dyqaneve.
Rrjetet kryesore të marketeve deklarojnë se rritje ka patur edhe të porosive online, ndërsa u kanë bërë thirrje klientëve që shhumë mallra nuk gjenden më në rafte e tyre, pasi janë mbaruar.
Disa ditë më parë kryeministri Johnson “kërcënoi” se do të shtojë masat shtrënguese kundër koronavirusit duke bërë përgjegjës njerëzit për mosrespektimin e protokolleve.