• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Bilanci botëror. Sa është numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Bilanci botëror. Sa është numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19

15 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

157,188 të infektuar dhe 5,839 viktima është bilanci aktual botëror në mbarë globin.

Shkollat janë mbyllur, eventet sportive janë anuluar dhe institucionet kulturore janë mbyllur në të gjithë botë, ndërsa vendet përpiqen të pengojnë epideminë e koronavirusit.

Në të gjitha Shtetet e Bashkuara, sportet janë pezulluar dhe performancat në Broadway janë anuluar për një muaj. Franca, është një nga shtetet më të fundit që njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave, universiteteve dhe infermierive. Presidenti Emmanuel Macron, përshkroi epideminë në Francë si krizën më serioze të shëndetit në një shekull. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka filluar izolimin 14 ditor, pasi bashkëshortja e tij Sophi rezultoi pozitive për koronavirusin. Vetë ai nuk ka shfaqur ende simptoma.

Dhe ministri i Brendshëm australian, Peter Dutton, është pranuar në spital pasi ka rezultuar pozitiv. Bursat në të gjithë botën vazhdojnë të shënojnë humbje. Të premten, tregjet aziatike u tronditën me Nikkein në Japoni që ra me 10 përqind, por e rimori veten në fund të ditës, me 6.1 përqind humbje. Kjo pason humbjet në Evropë dhe SHBA, ku bursa e Wall Street-it ra me 10 përqind, në ditën më të keqe të saj që nga e hëna e zezë e 1987, një rënie kjo e pasqyruar edhe në Londër. Katër qytete në Katalonjë të Spanjës u izoluan të enjten, një risi kjo për vendin.

Në Itali, vazhdon mbyllja e restoranteve, bareve dhe thuajse të gjithë dyqaneve me përjashtim të atyre të ushqimeve dhe farmacive. Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio tha se masat e imponuara në zonën ku virusi shpërtheu, kanë rezultuar efektive.

“Ka një mënyrë për të mundur virusin”, tha Di Maio “dhe këtë e provuam me zonat e vendosura në karantinë”.

Të enjten edhe presidenti i Filipineve, Rodrigo Duretre njoftoi ndalimin e udhëtimeve të brendshme nga dhe drejt Manilës, në atë që ai e quajti një izolim të kryeqytetit. Republika e Irlandës, Belgjika, Spanja, Franca, Filipinet, Portugalia dhe Bolivia janë mes vendeve që vendosën të mbyllnin shkollat të enjten. Në Britaninë e Madhe, qeveria tha se një masë e tillë po merrej në konsideratë, por këshilla e shkencëtarëve është se kjo do të bënte më shumë dëm se sa mirë në këtë fazë.

Të gjitha udhëtimet shkollore janë ndaluar, sidoqoftë, kushdo që ka kollë apo temperaturë të lartë këshillohet të vetëizolohet për shtatë ditë. Kryeministri britanik tha se kjo ishte kriza më e rëndë e shëndetit publik në një gjeneratë dhe paralajmëroi shumë familje se do të humbisnin të dashurit para kohe.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UADA MEMA/ Për “heronjtë” e heshtur, që nuk i përmend askush në këto ditë të vështira
Previous article KORONAVIRUSI/ Koreja e Jugut “frenon” përhapjen e epidemisë, vetëm 76 raste të reja

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT