• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Besa Shahini: Në fund të prillit vendimi për shkollat, kemi gati dy skenare
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Besa Shahini: Në fund të prillit vendimi për shkollat, kemi gati dy skenare

22 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Vendimi për mbylljen ose jo të vitit shkollor do të merret në fund të prillit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një videomesazh në Facebook dhe se ka gati të dy skenaret edhe për rikthimin në shkolla edhe për mbylljen e vitit shkollor në këto kushte.

Besa Shahini: Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor, do ta kemi në fund të prillit. Po shohim situatën me koronavirusin sesi po zhvillohet ajo dhe po presim një vendim nga  task forcë për koronavirusin nëse do të kthehemi në shkolla apo jo. Sidoqoftë ne i kemi të gjithë skenarët gati si në rastin që të kthehemi në shkolla si në rastin që nuk kthehemi në shkolla dhe do të zbatojmë njërin nga këto skenarë.

Ministrja Shahini tha gjithashtu se në fund të prillit, do të botohen edhe planet e reja orientuese për maturën që nuk përmbajnë temat që nuk janë zhvilluar në kushtet shkollore. Ndërsa edhe për vitin akademik vendimi do të merret po në fund të prillit.

Besa Shahini: Studentët pyesin për mënyrën si do mbyllet viti akademik. Ne po punojmë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamentit që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitete e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, por në fund të ditës vendimmarrja është e Universitetit. Por në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët edhe për mbylljen e vitit akademik.

Shahini tha se plani i ministrisë është që të mbyllin vitin shkollor në qershor dhe mos ketë pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Deklarata tronditëse e zyrtarëve amerikanë: Koronavirusi ka vrarë njerëz në Amerikë, para se të raportohej rasti i parë i vdekjes
Previous article COVID-19/ Ekspertët botërorë ngrenë shqetësimin: Ekziston rreziku i një kulmi të sëmundjeve mendore pas pandemisë

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT