• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për luftën kundër COVID-19
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për luftën kundër COVID-19

11 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Komisioni Evropian ka bërë publike paketën prej 530 milionë eurosh në mbështetje financiare shtesë përmes Fondit te Solidaritetit të BE-se.  Sipas kësaj pakete bëhet me dije se Fondi do të kontribuojë në përpjekjet e vendosura nga 17 shtetet anëtare, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Spanja dhe tri vendet drejt anëtarësimit Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Financimi do të mbështesë një pjesë të shpenzimeve publike për pajisjet mjekësore dhe personale të mbrojtjes, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes.

Komisionerja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Ferreira tha: “Fondi i Solidaritetit të BE-së është një demonstrim konkret i solidaritetit Evropian. Që nga krijimi i saj ai ka ofruar ndihmë për miliona njerëz gjatë kohërave të vështira. ”

Paketa e ndihmës e propozuar sot përfshin gjithashtu 132.7 milionë euro të paradhënieve të marra tashmë nga Gjermania, Irlanda, Greqia, Spanja, Kroacia, Hungaria dhe Portugalia.

Drejtoresha për Ballkanin perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera  me anë të një postimi në Twitter se BE-ja do t’i ndajë 13 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Solidariteti i BE-se me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 vazhdon. Komisioni i BE-së ka propozuar më shumë se 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për të mbuluar kostot e valës së parë të pandemisë”, ka shkruar Calavera.

Ndihma e propozuar nga Komisioni tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli dhe më pas do tu shpërndahet vendeve.

EUSF u krijua pas përmbytjeve të mëdha në Evropën Qendrore në verën e vitit 2002, kryesisht për të ndihmuar vendet në operacionet e emergjencës dhe rimëkëmbjes pas katastrofave natyrore.

Midis vitit 2002 dhe 2020, EUSF ka mobilizuar gjithsej mbi 6.5 miliardë euro për ndërhyrje në 96 katastrofa në 23 shtete anëtare dhe 1 vend jo anëtar.

Kontributi financiar i propozuar nga Komisioni tani duhet të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian. Ndihma financiare do të shpërndahet për vendet aplikuese, ndërkohë vihet re se Kosova nuk është pjesë e kësaj liste

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTAT E PD-SË NË VLORË/ Damian Gjiknuri: Basha fut më shumë emra në listë sesa ia lejon ligji, kjo është të luash me...
Previous article KORONAVIRUSI/ 22-vjeçarja shtatzënë me Covid-19 sjell në jetë foshnjën para kohe, intubohet tek Infektivi

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT