• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ BE-ja propozon zgjatjen e ndalimit të udhëtimit deri më 15 maj
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ BE-ja propozon zgjatjen e ndalimit të udhëtimit deri më 15 maj

8 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Komisioni Evropian (KE) u ka kërkuar vendeve anëtare të zgjasin ndalimin e udhëtimit deri më 15 maj.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni në një deklaratë.

Komisioneri Evropian, Margaritis Schinas, që është përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, theksoi se deri më tani, shtetet anëtare të BE-së, kanë zbatuar me sukses masat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Megjithëse ne tashmë mund të shohim rezultatet e para, nevojitet një shytrje e kufizimeve të udhëtimit për të vazhduar me uljen e përhapjes së sëmundjes. Ne nuk mund ta hapim derën, derisa ta sigurojmë shtëpinë”, tha Schinas.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, pecjell rel.

Komisioni Evropian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike.

Sipas Komisionit Evropian, që në gjysmën e dytë të marsit kur filloi zbatimi i kufizimit të udhëtimit, trafiku i pasagjerëve ajror është zvogëluar pothuajse në zero. Deklarata e KE-së tha se çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve të udhëtimit përtej 15 majit do të vendoset më vonë, dhe do të bazohet në një vlerësim të situatës epidemiologjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JETOJ NËN TERROR"/ Rrëfimi i mjekes italiane: Kam frikë se mos infektoj të afërmit, nuk bëj asgjë për para (FOTOT)
Previous article "KOMUNITETI YNË I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Shqiptari në Këshillin Bashkiak të New Yorkut: Ka pasur dhe të vdekur. Si është vepruar për biznesin

k.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT