• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Barkodi dixhital dikton lëvizjen e qytetarëve, ja se si Kina po lufton COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Barkodi dixhital dikton lëvizjen e qytetarëve, ja se si Kina po lufton COVID-19

18 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vetëm për një çast mendoni sikur jeta juaj do të varej tërësisht nga një aplikacion në telefonin tuaj. Të gjithë aktivitetet tuaja ditore, të dalësh nga shtëpia, të shkosh në kafene, librari në dyqane apo të marrësh transportin publik, të gjitha të diktoheshin nga ngjyra jeshile apo e kuqe që shfaqet në ekranin tuaj.

Ky është realiteti për qindra milionë banorë të Kinës prej disa muajsh tashmë me përhapjen e pandemisë së COVID-19. Një gjë e tillë pritet që të vijojë edhe për disa muaj të ardhshëm deri sa virusi të jetë zhdukur.

Qeveria kineze është mbështetur në një sistem për të lokalizuar lëvizjet e çdo qytetari. Një ngjyrë në ekranin e telefonit të tyre dikton nëse një qytetar mund të lëvizë apo të kryejë një aktivitet të caktuar. Kjo përmes një barkodi.

Si funksionon?

Qeveria ka bashkëpunuar me gjigantët e teknologjisë, Alibaba dhe Tencent për të ndërtuar një aplikacion dhe me një sistem për të regjistruar gjendjen shëndetësore të të gjithë qytetarëve.

Për të marrë një barkod të tillë, qytetarët fillimisht duhet të shkarkojnë një prej aplikacioneve që është vendosur në dispozicion, Alipay nga kompania Alibaba ose Wechat nga Tencen.

Më pas aty duhet të plotësojnë informacionet e kërkuara, emër, mbiemër, numrat e identifikimit, pasaportës dhe një numër telefoni. Gjithashtu ata duhet të deklarojnë udhëtimet e tyre të fundit brenda ose jashtë vendit si dhe nëse dyshojnë nëse mund të kenë pasur kontakt me një person të infektuar nga koronavirusit.

Qytetarët gjithashtu duhet që të plotësojnë disa kuti nëse kanë pasur simptoma të gripit apo jo. Rrjedhje hundësh, koll të thatë, temperaturë apo lodhje.

Pasi të gjithë i plotësojnë informacionet e kërkuara, qeveria vendos nëse ky qytetar duhet të kryejë testin për COVID-19, të vetëkarantinohet për 14 ditë apo nëse është i lirë që të lëvizë pa problem.

Lëvizja identifikohet sipas barkodit të gjeneruar dhe të identifikuar me ngjyra. Ngjyra jeshile tregon se je i paprekur dhe mund të lëvizësh pa problem. Ngjyra e verdhë tregon se qytetari duhet të vetëizolohet për 7 ditë ndërsa ngjyra e kuqe se duhet të vetëkarantinohesh për 14 ditë ose të shkosh në spitalet shtetërore.

Në çdo dyqan, qendër tregtare, stacione të transportit publik apo dhe kafene e restorante që janë të hapura, qëndron një person që bën verifikimin e këtij barkodi. Në rast se vë re një kundërvajtje ligjore, atëherë ai nuk i lejon qytetarët që të futen brenda dhe menjëherë njofton autoritetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon në 108 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, 2,224 të infektuar
Previous article TË LYESH FLOKËT VETË NË SHTËPI? Për Bora Zemanin nuk ka shkuar si duhet (FOTOT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

IZRAELI PËRGATIT ZGJEDHJET/ Siguria, rekrutimi dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët Botë

IZRAELI PËRGATIT ZGJEDHJET/ Siguria, rekrutimi dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT