• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Banka Botërore premton 12 miliardë dollarë ndihmë urgjente për të luftuar epideminë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Banka Botërore premton 12 miliardë dollarë ndihmë urgjente për të luftuar epideminë

4 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Banka Botërore ka planifikuar 12 miliardë dollarë ndihmë, për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë me përhapjen e koronavirusit të ri. Paketa e urgjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike.

Vendimi i Bankës Botërore vjen derisa liderët në mbarë botën, po zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit të virusit.

Ndarja e mjeteve financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet që të përmirësojnë reagimin e tyre në shëndetin publik, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kufizojmë transmetimin e sëmundjes”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, për BBC.

Organizata tha se do t’i jepte përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është përhapur në më shumë se 70 vende të botës.

Autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të të infektuarve me virusin e ri, në të gjithë botën, nga të cilët më shumë se 80,000 janë në Kinë.
Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur, shumica dërrmuese në Kinë.

Infeksionet e reja dhe vdekjet, kanë rënë në javët e fundit në Kinë, për shkak të masave të ashpra që ka ndërmarrë vendi në izolimin e banorëve.

Kina të mërkurën raportoi 38 vdekje të tjera.
Vendi i goditur më keq jashtë Kinës mbetet Koreja e Jugut e cila të mërkurën raportoi 516 infeksione të reja të konfirmuara, duke e çuar numrin në 5,328.

Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit në burgje.

Vendi ka raportuar 77 vdekje në më pak se dy javë.
Të martën, ministria e Shëndetësisë në Iran tha se numri i rasteve të konfirmuara ishte rritur me më shumë se 50% për ditën e dytë me radhë.

Tani janë konfirmuar 2.336 raste, megjithëse besohet se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.
Ndërkohë, Italia ka raportuar një rritje prej 50% të vdekjeve në 24 orët e kaluara, me gjithsej 79 vdekje nga virusi.

Shumica e vdekjeve janë në Lombardi. Nëntë vdekje janë konfirmuar në SHBA. Të gjithë të infektuarit jetuan në shtetin Uashington.
Dhe, në Spanjë, një autopsi ndaj një burri 69-vjeçar që vdiq më 13 shkurt ka zbuluar se ai ishte i infektuar me koronavirusin e ri, raportojnë media lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFL I "TROKET" NË DERË NJË NGA MË TË KËRKUARVE TË POLICISË/ Ekzekutori në kërkim i Elton Çiços duhet të justifikojë pasurinë
Previous article NGA VRASJA TEK TRAFIKU I DROGËS/ Kush janë 3 "të fortët" që OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT