• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ambasadori Soreca: Koha të mendojmë për fundin e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Ambasadori Soreca: Koha të mendojmë për fundin e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri

4 May, 2020 Delo.autor Politikë

Nis sot java e Europës, ku delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përgatitur një program për qytetarët shqiptarë, për të festuar faktin që të gjithë u bënë bashkë gjatë periudhës së pandemisë.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ishte i ftuar këtë të hënë në Dita Jonë, ku foli për agjendën e aktiviteteve që do te mbahen nga sot, deri më 10 maj e ku do të interpretojnë 14 artistë nga 14 vende anëtarë të BE.

“Kjo javë do të jetë disi ndryshe, pasi këtë vit, me anën e rrjeteve sociale, ne dëshirojmë të arrijmë te të gjithë, ashtu siç kemi parë kohët e fundit në ato momente solidariteti. Motoja që ne kemi zgjedhur këtë vit është: “Më të fortë së bashku”.

Ne dëshirojmë të festojmë atë solidaritet, jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe ndihma që Shqipëria i dha Evropës dhe anasjelltas. Ne do të kemi artistë nga 14 vende gjithsej”.

Integrimi i Shqipërisë dhe pandemia

“Pandemia e ngadalësoi ritmin e të gjitha punëve që po bëhen për anëtarësim. Ne dimë se puna po fillon sërish. Pas dy ditësh, do të takohet komisioni i reformës zgjedhore, ndërsa takimet do të vijojnë tashmë.

Ne inkurajojmë qeverinë që të hartojë atë plan veprimi, në mënyrë që të përmbushen të gjitha kushtet që ka vendosur Këshilli. Pas një muaji, Komisioni do të nxjerrë edhe raportin vjetor për Shqipërinë. Objektivi është se ne të mos humbasin kohë, të arrijmë te konferenca e parë ndërqeveritare”.

Masat e qeverisë shqiptare për pandeminë dhe ndryshimet në Kodin Penal

“E kam ndjekur nga afër këtë çështje. Jo vetëm në cilësinë time si qytetar që jetoj këtu, por edhe si ambasador, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet.

Masat e ndërmarra janë në përputhje dhe në të njëjtën linjë me shtete të BE-së, nga izolimi te nevoja që u pa për të mbushur një boshllëk në Kodin Penal.

Unë mendoj se është koha që të mendojmë se kur do t’i jepet fund gjendjes së emergjencës. Qeveria e ka të gjithë informacionin për situatën. Cdo masë duhet të jetë për një kohë të caktuar dhe të mos zgjasë për një kohë të gjatë”.

Kriza dhe BE

“Ka qenë e qartë se Komisioni ka reaguar menjëherë si institucion, që në muajin e parë. U shpalos një plan shumë i rëndësishëm ekonomik. Italia ka hyrë tashmë në fazën e dytë. Objektivi i BE është të ndihmojë shtetet të dalin nga kriza ekonomike.

Po ashtu, BE ka dhënë asistencë ekonomike edhe për vendet e BE-së. Komisioni Evropian do të shpalosë një plan investimet, një plan ekonomik, për Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipëri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Europa po bashkohet për të financuar vaksinën kundër Covid-19
Previous article VLORA NË HARTËN E GJELBËR/ Rikthehet trafiku i makinave, shtohet lëvizja e këmbësorëve (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT