• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ambasada Gjermane në Tiranë: Nga nesër Shqipëria del nga zona e rrezikut, si do të lëvizet
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Ambasada Gjermane në Tiranë: Nga nesër Shqipëria del nga zona e rrezikut, si do të lëvizet

8 May, 2021 Delo.autor Politikë

Ambasada Gjermane në Tiranë, në një njoftim në rrjetin social “Facebook” thotë se nisur nga situata epidemiologjike, prej ditës së nesërme, më 9 maj Shqipëria nuk kategozirohet si zonë risku.

Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani të pamundura.

Ndërkohë për udhëtarët nga Shqipëria ky vendim sjell lehtësira sa u përket formaliteteve të udhëtimit dhe duke nisur nga data 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Ndërsa për udhëtarët të cilët hyjnë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

Njoftimi:

E rëndësishme: Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë

Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit (https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tëj të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrorevazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

/abcnews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET NJË 51-VJEÇAR NË GJIROKASTËR/ Kërcënoi me granatë në dorë policin se nuk donte t’i kontrollohej banesa
Previous article NË KATËR MUAJ KANË ARDHUR NË JETË 12,766 BEBE/ Manastirliu: Po mbështesim me bonus të gjithë familjet

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT