Shifrat e të infektuarve me COVID në vendin tonë vijojnë që të jenë shqetësuese. Në qytetin e Vlorës janë shënuar 9 raste pozitive nga tamponet e marra në dy ditët e fundit. Përgjigjet e analizave kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Vlorë për të prekurit. Dita e djeshme, pra e shtuna shënoi rekordin e të prekurve në Shqipëri që pas nisjes së pandemisë, 48 të infektuar.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një ndryshime të sjelljes së qytetarëve dhe bizneseve, atëherë do të rikthehet karantina.