• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 77 raste të reja dhe 2 të vdekur gjatë 24 orëve. Rritet numri i të shtruarve te Infektivi, vatrat aktive
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ 77 raste të reja dhe 2 të vdekur gjatë 24 orëve. Rritet numri i të shtruarve te Infektivi, vatrat aktive

26 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

2 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, një 76-vjeçar nga Tirana dhe një 54-vjeçare. Ndërkohë, 77 raste janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

“Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.
Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.
Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.
Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.
Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127”, njofton Ministria.

COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)

Testime totale                         25563

Raste pozitive                          2269

Raste të shëruara                      1298

Raste Aktive                             920

Humbje jete                              51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 375

Durrës             174

Shkodër 154

Vlorë   84

Fier      44

Lezhë 27

Korçë   25

Kukës 13

Elbasan 12

Gjirokastër 7

Berat    5

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIME KUNDËR PRONËS DHE MJEDISIT/ Policia e Durrësit procedon penalisht 5 persona. Ja akuzat kundër tyre
Previous article STUDENTËT NUK MERRNIN DIPLOMA/ Ministria e Arsimit i drejtohet Fakultetit të Ekonomisë: Janë shlyer të gjitha detyrimet, vonesa e papranueshme

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT