• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ 5.6 milionë të infektuar me COVID-19 në SHBA
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ 5.6 milionë të infektuar me COVID-19 në SHBA

23 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Universiteti Johns Hopkins njoftoi sot 23.2 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën dhe më shumë se 804 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë. SHBA vazhdon të jetë në krye për nga numri i infeksioneve me 5.6 milionë raste.

Por sipas zyrtarëve amerikanë të shëndetësisë numri i infeksioneve mund të jetë 10 herë më i madh se sa është raportuar, kjo për shkak të mungesës së testimit dhe raportimit. Ndërkohë të shtunën Presidenti Donald Trump, akuzoi punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punojnë për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19 duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në një postim në twitter zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan ka një komplot nga një qeveri e fshehur brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.

Komentet e zotit Trump pasojnë një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive.

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi u tha gazetarëve të shtunën në Kongres se presidenti Trump bëri një “deklaratë të rrezikshme” për punonjësit e kësaj agjencie dhe se sjellja e tij ishte e papranueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJTESA E VIKTIMAVE TË SISTEMEVE TOTALITARE/ Basha kërcënon Ramën: Paralajmërimi i fundit për keqpërdorimin e vullnetit të popullit, guxo ta përsërisësh
Previous article KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ COVID-19 shkakton 10 të vdekur në 24 orët e fundit, konfirmohen 111 raste të reja

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT