Ministria e Shëndetësisë në komunikim e përditshëm konfirmoi sot një rast të ri në qytetin e Shkodrës e cila mësohet se është një infermiere që punon në reaminacion.
Për shkak të kontakteve me të kontaminuarit në spitalin e Shkodrës janë testuar 45 persona të personelit shëndetësor, por vetëm një ka dalë pozitiv.
Në këtë mënyrë numri i personave të prekur nga Covid- 19 në Shkodër arrin në 71 i cili mbetet qarku i dytë pas Tiranës më i prekuri nga pandemia në Shqipëri.


