• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 3 viktima në 24 orët e fundit, 82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ 3 viktima në 24 orët e fundit, 82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

2 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Një 63-vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar po ashtu nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja. Aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.  Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale                         27671
Raste pozitive                          2662
Raste të shëruara                    1559
Raste Aktive                             1034
Humbje jete                              69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   387
Durrës   203
Shkodër152
Vlorë     110
Fier        51
Lezhë    45
Korçë    28
Kukës    19
Elbasan 16
Berat      8
Dibër     8
Gjirokastër 7

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 5 raste të reja me COVID-19 në Vlorë, kontakte të të prekurve të mëparshëm
Previous article AKUZOHET PËR KRIME LUFTE/ Hashim Thaçi, viktimë e inatit të tejzgjatur të Macron?

Delo.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT