• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 19 raste të reja, shkon në 123 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ 19 raste të reja, shkon në 123 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

24 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shënohet viktima e pestë me COVID-19 në Shqipëri. Një 49-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë mëngjesin e sotëm teksa ndodhe në Spitalin Infektiv në QSUT në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ndërkohë, pas këtij lajmi tragjik, vjen edhe një lajm i mirë. Numri i personave të shëruar me COVID-19 është dyfishuar nga 5 në 10. Ata kanë rezultuar negativ pas dy testeve që i janë kryer pas trajtimit mjekësor të marrë (të shtruar dhe të vetëizoluar). Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 nga 74 testime, duke e çuar në 123 në total numrin e të prekurve.

Deri në këto momente në total janë bërë 930 teste për koronavirus në laboratorin e ISHP-së.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•    Tiranë            72 qytetarë
•    Durrës             8 qytetarë
•    Lushnje         4 qytetarë
•    Elbasan         2 qytetarë
•    Fier            12 qytetarë
•    Rrogozhinë     2 qytetarë
•    Kavajë            4 qytetarë
•    Korcë              9 qytetarë
•    Vlorë              4 qytetarë
•    Shkodër          2 qytetarë
•    Lezhe             1 qytetarë
•    Berat              1 qytetarë
•    Has                 2 qytetarë

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!  Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”, tha Eugena Tomini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKELËN ORARIN E QARKULLIMIT/ 2 të arrestuar në 24 orë, gjobë për 85 të tjerë
Previous article KORONAVIRUSI/ Ndryshimi mes kollitjes në këndin e brrylit, me maskë dhe duar! Ja mënyra e VETME e sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT