• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 15 raste të reja SOT. Shkon në 959 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ 15 raste të reja SOT. Shkon në 959 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria nuk e ka fituar ende betejën me koronavirusin dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Ndonëse një ditë më parë u konfirmua vetëm një rast i ri, sot ka pasur një rritje të ndjeshme duke shkuar në 15 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit nga 185 teste të kryera! Durrësi rikthehet në një vatër aktive sepse 13 nga 15 rastet e reja janë pikërisht në këtë qytet, e ndërsa 1 rast tjetër është regjistruar në Tiranë dhe një tjetër në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive., e ndërsa mësohet se 16 të tjerë e kanë fituar betejën me këtë virus.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër teksa deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë, prej të cilëve rreth 79% janë të shëruar.

Më buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, flitet edhe për testet serologjike, për të cilët mësohet se deri më tani janë kryer 1 mijë testime në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. Ato u bëjnë sërish apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra.  “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40“, njofton ministria.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër  15
Kamëz  10
Berat  10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A U PJEK RRUSHI? SHPEJT, SHPEJT SE KA GJUETAR NË MAL"/ Dalin përgjimet, si sinjalizonin anëtarët e bandës njëri-tjetrin për policinë
Previous article "MBASE ISHIN MË SHUMË"/ Organizata e mbrojtjes së kafshëve në alarm: Thuhet se në ambientet e Teatrit jetonte një mace

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT