• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 15 raste të reja SOT. Shkon në 1136 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ 15 raste të reja SOT. Shkon në 1136 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

31 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kurba e të prekurve me koronavirus është ulur, pasi gjatë 24 orëve janë regjistruar 15 raste të reja, 8 më pak se dje, duke shkuar në total 1136 numri i të prekurve.

Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 15 qytetarë, duke e çuar në total  872 numrin e të shëruarve. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të stafit shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Nga totali i të prekurve gjatë 24 orëve të fundit 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Aktualisht janë 232 persona janë aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19. Fatmirësisht është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv dhe aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Nga fillimi i epidemisë e deri më tani  janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Ne lidhje me 82-vjeçaren që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ajo jetoi vetëm disa orë me gjithë ndihmën e dhënë nga stafi shëndetësor.

E moshuara vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA dhe  ka rezultuar pozitive me COVID-19 pas vdekjes. po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi” nëse  shkaku i vdekjes, ka qenë koronavirusi apo jo.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, të ruajnë distancimin fizik, higjienën personale dhe të lajnë duart sa më shpesh. Duhet të evitohen ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Gjithashtu nuk duhet të neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim duhet të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale                         16175

Testime molekulare                14723

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1136

Raste të shëruara                       872

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           148

Durrës           27

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJATET AFATI I SEZONIT TURISTIK"/ Klosi: Kush shkel rregullat gjobitet, ja si të aplikoni në e-albania
Previous article RRËFEN HISTORINË E DASHURISË/ Olta Gixhari: Ja si u njohëm dhe kur e dhamë puthjen e parë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT