• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUS/ Shkon në 77 numri i viktimave në Iran, qeveria njofton lirimin e 54 mijë të burgosurve për…
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUS/ Shkon në 77 numri i viktimave në Iran, qeveria njofton lirimin e 54 mijë të burgosurve për…

4 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Një javë më parë, Irani kishte më pak se 100 raste të konfirmuara të koronavirusit. Të martën, autoritetet iraniane theksuan se numri i të infektuarve kishte arritur në 2.336, duke e bërë vendin e Lindjes së Mesme një nga më të prekurit në botë.

Ndërsa, 77 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, deklaroi në një dalje publike në televizionin shtetëror- ditën e djeshme- Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Alireza Raisi.

Situata e agravuar ka detyruar qeverinë iraniane të marrë masa duke lejuar lirimin përkohësisht të më shumë se 54,000 të burgosurve në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Përmes një deklarate, zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili bëri me dije se “lirimi i të burgosurve është nën mbikëqyrjen e ministrisë së shëndetësisë të Iranit”, raporton agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve të Iranit, ISNA.

Rreth 23 ligjvënës të parlamentit të Iranit kanë rezultuar pozitivë pas testimit për koronavirus. Kjo do të thotë se deri tani rreth 8% e parlamentit janë të infektuar. Kreu i Parlamentit, Ali Larijani njoftoi të Premten e kaluar se seancat e parlamentit do të pezullohen deri në një njoftim të mëtejshëm.

Irani mori ndihmën e tij të parë për furnizimin me pajisje mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën. Kjo përfshinte tetë ton kuti provash që do t’i lejojnë asaj të testojnë 100,000 njerëz, tha IRNA në një raport. OBSH dërgoi gjithashtu gjashtë ekipe të epidemiologëve, mjekëve dhe specialistëve në testet e laboratorëve.

Ndërkaq, vendet e huaja kanë filluar evakuuimin e qytetarëve të tyre nga Irani për shkak të virusit vdekjeprurës.  Emiratet e Bashkuara Arabe bën me dije këtë të hënë se janë duke evakuuar të gjithë qytetarët e saj nga Irani mes frikës së përhapjes së koronavirusit, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve WAM.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHESI I SHPREHU DASHURINË/ Por Roberti nuk e harron dot Norën dhe e tregon publikisht (FOTOT)
Previous article DOSSIER/ Si u zbulua dhe u godit grupi “Bashkimi i çlirimit shqiptar anti-komunist”, i toger Koço Kondilit dhe nipit të “Tuç Makut”

k.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT