• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUS NË SHQIPËRI/ Telefonata: Jam me temperaturë, kisha kontakte me një nga të prekurit…
Home
Sociale

KORONAVIRUS NË SHQIPËRI/ Telefonata: Jam me temperaturë, kisha kontakte me një nga të prekurit…

10 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Top Channel paraditen e kësaj të marte ishte në njësinë e koordinimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Spitalore, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar mbi 3000 qytetarë në numrin 127.

Gjatë realizimit të kësaj kronike gazetari Muhamed Veliu regjistroi bisedën e një qytetari të moshës 50 vjeç, i cili në bashkëbisedimin me operatorin e urgjencës tregon se ka patur kontakte, me një prej personave të parë, të cilët u identifikuan dje pozitiv me Koronavirus.

Më poshtë biseda e plotë e operatorit me qytetarin të cilit për efekt të mbrojtjes të dhënave personale dhe privatësisë, Top Channel nuk ia publikon emrin.

Qytetari: Kam kontaktuar me atë të sëmurin dhe kam 3-4 ditë që jam me temperaturë

Operatori: Me një nga ata që kanë dalë pozitivë?

Operatori: Si quheni?

Qytetari: Jep emrin…

Operatori: Kur ke pasur kontakt me ta?

Qytetari: Kontaktin me ta e kam pasur të dielën që kaloi. Para 10 ditësh. Kam problem që jam edhe me temperaturë. Ka 3-4 ditë që jam me temperaturë dhe ethe.

Operatori:  Sa e ke temperaturën?

Qytetari: Më shkon gati 39.

Operatori: Djersitje ke?

Qytetari: Po shumë…

Operatori: Të vjella, diarre ke patur?

Qytetari: Jo jo, vetëm djersis, se e ula temperaturën me brufen dhe bëhem ujë në djersë.

Operatori:  Kollë ke?

Qytetari: Jo nuk kam kollë, as nuk bllokim frymëmarrje.

Operatori: Rrjedhje nga hundët ke?

Qytetari:  Jo jo nuk më kullojnë.

Operatori: Tështima?

Qytetari: As tështima

Operatori: Dhimbje koke apo trupi?

Qytetari: Po kam pas pak dhimbje trupi, po unë jam dhe më hernie diskale dhe kjo më shqetëson shpesh.

Operatori: Dhimbje të forta koke, gjatë momentit të temperaturës së lartë?

Qytetari:  Temperatura është pa dhimbje.

Operatori: Lodhje, këputje të përgjithshme, dobësi ke?

Qytetari: Në përgjithësi jo.

Operatori: Atëherë duke qenë se ke patur kontakt me këto personat dhe të janë shfaqur simptomat unë duhet të të regjistroj dhe do të vlerësojmë për tamponim.

Operatori:  Po udhëtim jashtë shtetit ke bërë gjë?

Qytetari:  Po, para një muaji e gjysëm.

Operatori:  Ku ke qenë?

Qytetari: Në Vienë dhe Amsterdam.

Operatori: Kontakti me këtë të infektuarin ka qenë nga data 3 mars apo jo?

Qytetari: Po, diçka para 10 ditësh.

Operatori: Sa vjeç je?

Qytetari: 50 vjeç

Operatori:  Ku banon?

Qytetari:  Jep adresën në një hotel.

Operatori: Jeton me familjarë apo je në një dhomë hoteli?

Qytetari: Jam futur në dhomë të hotelit.

Operatori:  Këtu jeton në Tiranën apo ke ardhur vetëm këto ditë këtu?

Qytetari:  Jo, jetoj këtu.

Operatori: Mirë na duhet një numër kontakti

………….

Qytetari: Çfarë mund të marr ndonjë ilaç për ta ulur temperaturën?

Operatori: Mund të marrësh gripostad c, ibubrofen 400 ose 600mg.

Operatori:  Tani për simptomat që ke dhe kontaktin që ke pas me të infektuarin në të kemi regjistruar dhe mund të vlerësojmë për tamponim edhe ty.

Operatori: Në rregull?

Qytetari: PO

Operatori: Mundohu që të rrish akoma i vetë izoluar pa kontakt me të tjerët, duke qenë se ke disa simptoma të gripit. Mos kontakto me të tjerë, përdor maska dhe dezifenktues. Ne do të kontaktojmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KU "FSHIHEN" VIRUSET NË SHTËPI/ Vendet dhe objektet që duhet t’i pastroni më shpesh
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Dilni nga kafet!

k.autor

Postime të ngjashme

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT