• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUS/ Ministrja e Arsimit nxjerr udhëzimin: Si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia
Home
Sociale

KORONAVIRUS/ Ministrja e Arsimit nxjerr udhëzimin: Si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia

10 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Në këtë udhëzim përcaktohen qartë detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit janë një hallkë kryesore e këtij procesi.

Mësimi do të zhvillohet online, me mësues që me anë të videove-selfie do të shpjegojnë mësimin, ku do përçohen informacionet më kryesore dhe më pas do t’u dërgohet nxënësve në platfomat online të komunikimit (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) Mësuesi do të duhet që në këtë periudhë dy javore të ruajë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit dhe të raportojë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore. Nga ana tjetër, nxënësit do të vazhdojnë që të bëjnë detyrat e dhëna, për t’ua dërguar më pas mësuesit për korrigjim.

Një rol të rëndësishëm kanë edhe prindërit, të cilët u janë caktuar tre detyra kryesore: të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës; të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës; të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.

Udhëzimi jep edhe disa sugjerime për maturantët, të cilët në përfundim të këtij viti shkollor t’u nënshtrohen provimeve. Online janë publikuar dy materiale, të cilat u vijnë atyre në ndihmë për t’i orientuar mbi llojin e pyetjeve që mund t’u bien në provim.

Linku Online
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Udhezues-per-dy-javet-e-pezullimit-te-mesimit_Mars-20201.pdf

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rakacolli: Karantinimi i detyrueshëm i rëndësishëm...Ka panik të madh por rrinë në kafe ngjitur me njëri-tjetrin
Previous article KORONAVIRUSI/ Dezinektohen ambientet publike në Kukës

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë Aktualitet

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT