Edhe në Holandë është rritur numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19. Deri ditën e sotme regjistrohen mbi 10 mijë të infektuar në Holandë nga 1 104 vetëm në 24 orët e fundit.
Edhe numri i të vdekurve është rritur duke shkuar në 771, 132 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa të shtruar në spital janë 3483 persona.
Të dhënat janë publikuar nga ministria e Shëndetësisë.
Edhe në Belgjikë janë regjistuar 10 836 persona të infektuar me COVID-19 nga ku 431 janë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit në janë infektuar 1702 persona bëjnë me dije mediat vendase duke cituar burime pranë ministrisë së Shëndetësisë.
(BalkanWeb)