Ky që shihni mëposhtë është burgu “famëkeq” i Koridhalosit. Thënë kjo pasi shqiptarët e burgosur në këto qeli, kanë vuajtur, janë masakruar e deri vrarë, motivet e disa prej të cilave kanë mbetur ende enigmë.
Shqiptari i tretë brenda pak javësh, u gjend sot i vdekur në qeli.
Disa detaje rreth burgut së Koridhalosit:
Burgu grek i “Koridhalosit”, jo larg Athinës, është famëkeq në gjithë Komunitetin Europian. Burgu vuan nga mbipopullimi, nga rrënimi i ambienteve për shkak të mungesës së investimeve prej vitesh. Ai dallohet për nyjet hidrosanotare, dushet, ambientet e spitalit të burgut e deri te frigoriferët dhe depot e ushqimeve në kuzhinën e burgut në gjendje të mjerueshme. Vetëm kamerat, xhamat antiplumb, pengesat me tela me gjemba dhe rrjetat me tel titani janë aksesorët modernë të këtij burgu.
Spitali i burgut i ndërtuar me një kapacitet prej 60 shtretërish strehon 200 të burgosur, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ndër të sëmurët e “shtruar” në këtë spital të ngjashëm me “spitalet” e kampeve të përqëndrimit të kohës së Hitlerit, ka pacientë me sëmundje ngjitëse si tuberkolozi, zverthi ( Botkin) apo edhe AIDS-i.
Gjendja në burgun në fjalë, të quajtur “vrima e ferrit” nga mediat greke, është shpërthyese.
Çfarë ka ndodhur me shqiptarët e burgosur ndër vite:
Sot, një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në dielën në burgun e Korydallos.
Mediat greke raportojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se i burgosuri shqiptar ka humbur jetën nga droga, megjithatë shkaqet e vërteta të vdekjes pritet të zbulohen pas ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të pajetë nga mjekët.
Albert Bako
Në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival (Lexo këtu), të cilët gjithashtu ishin shqiptarë, ndësa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek (Lexo këtu). Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë.
Gëzim Shehaj
Gëzim Shekaj, 33 vjeç nga Vlora është gjetur i varur brenda qelisë së tij në burg, pasi kishte dalë nga spitali i burgut. Shoku i tij denoncoi se mjeket grekë i kishin injektuar 4 gjilpëra.
Shqiptari gjendet i vrarë, fshihet ngjarja
Gazetari Shpëtim Zinxhiria më datë 8 gusht të 2018 është vrarë në burgun e Koridalos një i ri shqiptarë i cili vuante dënimin.
Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet F.I., 31-vjeç nga Vlora i cili mësohet të jetë vrarë pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.
Alket Rizai
Kujtojmë se “tmerri” i policisë greke, Alket Rizai në seritë e tij të arratisjeve, njëra ka qënë nga burgu i Koridhalosit, më saktë në seksionin 3.
Siç e bënte gjithmonë, në varësi të skemave te tij edhe këtë herë Rizai shfrytëzoi kohën e daljes disa minutëshe nga qelitë.
Shembullin e tij e ndoqën edhe dy shqiptarët, Elvis Pepa dhe Leonard Pepa që u arratisën nga burgu e çuan policinë greke në këmbë.
Por ka zgjatur vetëm pak ditë arratia pasi të dy u arrestuan dhe u rikthyen në qeli.
Nuk dihet nëse burgu “Koridhalos” është i mallkuar për shqiptarët, por e sigurt është që ngjarje të tilla fatkeqësisht do të vijojnë për aq kohë sa standardet e tij do të jenë të tilla.
Përgatiti: AlpeNews.al








