• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOREJA E VERIUT VIJON PËRGATITJET USHTARAKE/ Kim Jong-un urdhëron rritje drastike të prodhimit të raketave
Home
Nderkombetare

KOREJA E VERIUT VIJON PËRGATITJET USHTARAKE/ Kim Jong-un urdhëron rritje drastike të prodhimit të raketave

14 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vizitoi sërish fabrikat kryesore të prodhimit të municionit dhe urdhëroi rritje drastike të prodhimit të raketave dhe armëve të tjera, sipas raportimeve të mediave shtetërore, disa ditë para se Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të fillojnë stërvitjet vjetore të përbashkëta ushtarake, që Koreja e Veriut i konsideron si stërvitje për pushtim.

Urdhëri i zotit Kim për të shtuar prodhimin e armëve, gjithashtu, vjen në kohën kur zyrtarët amerikanë besojnë se Ministri i Mbrojtjes të Rusisë ka biseduar me Korenë e Veriut për t’i shitur më shumë armë Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Agjencia qendrore koreano-veriore e lajmeve njofton se zoti Kim, të premten dhe të shtunën, vizitoi fabrikat që prodhojnë raketa taktike, platforma të lëvizshme për hedhjen e raketave, automjete të blinduara dhe predha artilerie.

Gjatë një ndalese në fabrikën e raketave, zoti Kim tha se qëllimi është që “në mënyrë drastike të rritet “kapaciteti prodhues, në mënyrë që fabrika të prodhojë sasi të mëdha raketash për të përmbushur nevojat e njësive ushtarake në vijën e frontit”, sipas agjencisë KCNA.

“Cilësia e përgatitjes sonë luftarake varet nga zhvillimi i industrisë së municionit dhe fabrika mban përgjegjësi shumë të rëndësishme në përshpejtimin e përgatitjeve për luftë të Ushtrisë Popullore të Koresë (së Veriut),” tha zoti Kim, sipas njoftimit të agjencisë.

Gjatë vizitës nëpër fabrikat tjera, zoti Kim bëri thirrje për ndërtimin e kamionëve më modernë për hedhjen e raketave. Ai theksoi se ka nevojë urgjente për të shtuar prodhimin e predhave të kalibrit të madh “me një normë të përshpejtuar” sipas njoftimit. Gjatë vizitës, zoti Kim ngau një automjet këmbësorie të blinduar, sipas agjencisë së lajmeve.

Zoti Kim është përqendruar të zgjerojë arsenalin e tij bërthamor dhe raketor, që kur bisedimet e nivelit të lartë diplomatik me ish Presidentin amerikan Donald Trump dështuan në vitin 2019. Që nga fillimi i vitit 2022, ushtria e zotit Kim ka testuar mbi 100 raketa, shumicën prej të cilave si paralajmërim ndaj SHBA-ve dhe Koresë së Jugut rreth planeve të tyre për të zgjeruar stërvitjeve e përbashkëta ushtarake.

Në këtë periudhë, kur SHBA-të dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet veriore, ka gjasa që Koreja e Veriut të kryejë testime më të shpeshta raketash. Koreja e Veriut e quan stërvitjen e përbashkët të të dy vendeve si manovra për pushtim, ndërkohë që aleatët thonë se nuk kanë për qëllim të sulmojnë Korenë e Veriut.

Agjencia e lajmeve KCNA citon zotin Kim të ketë thënë se Koreja e Veriut duhet të ketë “një forcë të pakrahasueshme ushtarake dhe duhet të përgatitet plotësisht të ballafaqohet me çfarëdo lloj lufte” e aftë për t’i “shkatërruar plotësisht” armiqtë e saj.

Shumë ekspertë pohojnë se zoti Kim synon të përdorë arsenalin e modernizuar të armatimit në këmbim të lëshimeve nga SHBA-të, si lehtësim sanksionesh, nëse bisedimet diplomatike me Uashingtonin rifillojnë.

Në fillim të gushtit, Shtëpia e Bardhë njoftoi se zyrtarët e inteligjencës amerikane arritën në përfundim, se Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, bisedoi me zyrtarët e Koresë së Veriut, gjatë një vizite në Phenian në korrik, për të rritur sasinë e armëve që Moska ble nga Koreja e Veriut, për t’i përdorur në luftën e saj në Ukrainë.

Koreja e Veriut i mohoi pretendimet amerikane se ka transportuar predha këmbësorie dhe armatime në Rusi. Por, Koreja e Veriut publikisht e ka mbështetur Rusinë dhe ka sugjeruar se do të dërgojë punëtorë për të rindërtuar pjesët e Ukrainës, të pushtuara nga forcat ruse.

I përballur me presionin amerikan për shkak të programit bërthamor dhe mes vështirësive ekonomike si pasojë e pandemisë, zoti Kim po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA I PARI, TEK I PESTI/ Çfarë zbulojnë gishtat e këmbës për karakterin tuaj
Previous article JORI RIKTHEHET ME ISH TË DASHURIN? eperi italian publikon foton duke u puthur

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT