• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Koreja e Veriut, Trump shmang retorikën e zjarrtë
Home
Botë

Koreja e Veriut, Trump shmang retorikën e zjarrtë

5 November, 2017 Ina.Autor Botë

Vizita e presidentit të SHBA-së Donald Trump në vendet aziatike është pritur me shumë vëmendje nga mediat e huaja. Z.Trump mbërriti së fundmi në Japoni nga ku shpreson që të kthehet pa polemika në vendin e tij shkruan CNN.

Ndryshe nga sa ndodhi muajt e fundit, Trump shmangu retorikën e zjarrtë ndaj Koresë së Veriut. Por ndërkohë në komentet e tij të para zyrtare në Azi, nga një bazë ushtarake e përbashkët amerikano-japoneze, i dërgoi mesazh vendit komunist.

“Luftëtarët tanë të guximshëm, janë goditja e fundit kundër kërcënimeve ndaj ëndrrave të njerëzve në Amerikë, Japoni dhe në mbarë botën“, tha Trump.

“Ju jeni shpresa më e madhe për njerëzit që dëshirojnë të jetojnë në liri dhe harmoni dhe ju jeni kërcënimi më i madh ndaj tiranëve dhe diktatorëve që kërkojnë të preokupojnë të pafajshmit”, u tha Trump trupave ushtarake.

Kjo deklaratë e presidentit është lexuar nga mediat si një paralajmërim jo i drejtpërdrejtë për Korenë e Veriut. “Kjo nuk ishte një retorike e drejtpërdrejtë sulmi”, shkruan media prestigjioze amerikane CNN.

Ndërkohë, para se të mbërrinte në Japoni, Trump u tha gazetarëve se pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Ai tha se shpreson të marrë ndihmën e Putin për ndryshimin e sjelljes së Koresë së Veriut. Takimi mes dy liderëve ka të ngjarë të ndodhë  në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shumë shpejt me komshinj robotë
Previous article Pas ndarjes nga Xheni, Benardi kalon natën e "flaktë" me Xhensila Peren

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT