• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOREJA E VERIUT TESTIN RAKETËN BALISTIKE/ SHBA dhe Japonia dënojnë veprimin e Phenianit
Home
Botë

KOREJA E VERIUT TESTIN RAKETËN BALISTIKE/ SHBA dhe Japonia dënojnë veprimin e Phenianit

14 July, 2023 s.autor Botë

Testimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut gjatë kësaj jave përbën shkelje të disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin e rajonit, thanë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia përmes një deklarate të përbashkët më 14 korrik.

Raketa, që u lëshua nga Veriu të mërkurën, fluturoi për 74 minuta në një lartësi prej 6.000 kilometrash dhe me një rreze prej 1.000 kilometrash, tha Japonia. Ky konsiderohet fluturimi më i gjatë i kryer nga ndonjë raketë e Koresë së Veriut.

“Lëshimi i kësaj rakete përbën shkelje të qartë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paraqet kërcënim për paqe dhe stabilitet në Gadishullin Korean dhe më tej”, thanë kryediplomatët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë në deklaratën e përbashkët.

Zyrtarët – sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, dhe ai i Koresë së Jugut, Park Jin – u takuan në margjinat e Forumit Rajonal ASEAN në Xhakarta të Indonezisë të premten.

Blinken theksoi “angazhimin e fortë” të SHBA-së për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut, u tha në një deklaratë të ndarë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive bërthamore të Koresë së Veriut vetëm forcon vendosmërinë e të tri shteteve dhe të komunitetit ndërkombëtar për të arritur denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, u tha në deklaratën e përbashkët.

Lëshimi i raketës erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut akuzoi se avionët e spiunazhit të SHBA-së kanë hyrë në hapësirën e saj ajrore dhe u zotua se do të ndërmarrë masa./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË KUVENDIN E KOSOVËS/ Analiza e REL: Polarizimi i partive politike rrezikon të përçajë shoqërinë
Previous article VUANI NGA AEROFOBIA? 10 këshilla praktike për të udhëtuar të qetë me avion

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT