Koreja e Veriut pas një përgatitje 2 mujore në testimin e armëve balistike, bëri një nisje dramatike të raketës së saj më të përparuar , një raketë balistike ndërkontinentale që ajo pretendon të mund të arrijë në të gjithë kontinentin e SHBA.
Mediat shtetërore të vendit deklaruan se raketa Hwasong-15 ishte “ICBM më e fuqishme”, e cila mbante një “artileri të rëndë” në lartësinë prej gati 4,500 kilometrash.
Kjo ishte një shfaqje dramatike e forcës dhe aftësive teknike nga Pheniani, e cila nuk kishte kryer asnjë test ushtarak që nga 15 shtatori, duke ngritur sugjerime se ndoshta vendi mashtrues po i merrte parasysh paralajmërimet për të ndalur provokimet e saj dhe për të ndaluar programin e saj të armëve.
Fakte rreth raketës bërthamore:
Hwasong-15 është një lloj i ri i raketave balistike ndërkontinentale, përmirësimi i Hwasong-14.
U lëshua në orën 3 të mëngjesit me orë lokale të Pyongsong, Provinca Pyongan jugore.
Arriti një lartësi prej 4,475 kilometra, më e lartë se kurrë më parë.
Shpërtheu poshtë bregut japonez, brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive të vendit.
Koreja e Jugut u përgjigj me një “stërvitje precize me raketa”, që përputhej me distancën e fluturimit.
Përgatiti: AlpeNews.al


