Korça del nga harta e Covid 19.
Sot nuk është raportuar asnjë rast i ri me Covid në Korçë, ndërsa bëhet me dije se të gjithë të infektuarit janë shëruar.
Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës 19 të infektuarit janë shëruar, duke u konsideruar tashmë zonë e gjelbërt.
Kësisoj Korça është qarku i 5 që del nga harta pas Lezhës, Rrogozhinës, Tropojës dhe Mallakastrës. Të 5 qarqet nuk raportojnë asnjë rast aktiv me Covid.


