• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOPËSHTI ZOOLOGJIK I TIRANËS GATI NË…”/ Veliaj: Do jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët
Home
Politikë

“KOPËSHTI ZOOLOGJIK I TIRANËS GATI NË…”/ Veliaj: Do jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët

5 September, 2021 s.autor Politikë

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021. Kështu bën me dije Bashkia e Tiranës, duke shtuar se projekti i ri i Bashkisë, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili së bashku me një grup fëmijësh vizituan sot Kopshtin Zoologjik, u shpreh i befasuar nga ritmi, por dhe cilësia e punimeve për këtë projekt.

“Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët e Tiranës, Shqipërisë por edhe të rajonit. Do ta mbyllim vitin me një nga projektet që kemi më për zemër, projekt që prej vitesh edhe kryeministri që kur ka qenë kryetar bashkie e ka pasur merak, Kopshtin Zoologjik. Ka qenë puna e përbashkët e Bashkisë me Qeverinë që arritëm tu japim fëmijëve sot realisht një nga hapësirat më cilësore, të transformuara totalisht. Nuk është më ajo hapësira ku ujku dhe dhelpra rrinin në 20 metra katrorë. Sot ka hapësira gjigande si për kafshët, standard që është në të gjithë Bashkimin Europian, ashtu edhe për fëmijët dhe vizitorët,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu i Bashkisë tha se stina e vjeshtës do të nisë edhe me fushatën e gjelbërimit dhe mbjelljeve. “Duke filluar që nga parkingu, tek hapësirat ujore, tek hapësira e majmunëve dhe kafshëve të buta, tek ajo që quhet Farmville, pra një pjesë fshati, apo edhe tek kafshët e egra është punuar me shumë cilësi. Mezi pres që t’i shkojmë deri në fund, të shfrytëzojmë edhe stinën e shirave që po afron për gjelbërimin, do ta kthejmë të gjithë tetorin-nëntorin në një fushatë të madhe mbjelljesh dhe pastaj ta mbyllim vitin me një nga dhurata më të bukura për fëmijët e Tiranës,” deklaroi ai.

Projekti parashikon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimin e tre liqeneve të reja. Nga sipërfaqja e re e përfituar do të shtohen hapësirat në dispozicion për strehimin e kafshëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ 500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës!
Previous article SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS/ Ruçi: Ndryshoi botën dhe e bëri atë një vend me të mirë

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT