• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONVENTA E DREJTORËVE TË POLICIVE EUROPIANE/ Ardi Veliu takon homologët e tij
Home
Shqipëri

KONVENTA E DREJTORËVE TË POLICIVE EUROPIANE/ Ardi Veliu takon homologët e tij

28 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë punimeve të Konventës së Drejtorëve të Policive Evropiane që u zhvillua në Hagë, Holandë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me delegacione të Policive të vendeve evropiane dhe Policisë amerikane

Drejtor Veliu zhvilloi takime me delegacionet e Policisë amerikane, spanjolle e franceze.
“Përfaqësuesit e delegacioneve gjatë bisedës me Drejtor Veliun, kanë shprehur vlerësimet për punën e Policisë shqiptare, për bashkëpunimin dhe seriozitetin e treguar gjatë operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale, apo në drejtim të shkëmbimit të informacionit për hetimin e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, si dhe atë të luftës kundër terrorizmit”, njofton Policia e Shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu gjatë takimeve u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet më tej, duke përsosur format dhe metodat për të hetuar dhe zhvilluar operacione të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

Përfaqesuesi i delegacionit amerikan Ricardo Colon, falënderoi në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Veliu për bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat me agjencitë ligj zbatuese të SHBA-së.

Drejtor Veliu ka siguruar homologët se Policia e Shtetit është e orientuar dhe e fokusuar tek operacioni “Forca e Ligjit” në veprim për goditjen e grupeve kriminale, duke bashkëpunuar me homologët.

Konventa zhvilloi punimet prej dy ditësh, ku morën pjesë delegacione nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe institucionet ligj zbatuese të Bashkimit Europian EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST, por edhe agjensitë e tjera ligj zbatuese si INTERPOL, DEA etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUKSESI I DUA LIPËS NUK KA FUND/ Shpallet artistja më e dëgjuar për muajin shtator (VIDEO)
Previous article BOOM "LIKE-SH" NË INSTAGRAM/ Rudina Magjistari ua merr mendjen fansave me... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT