• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONVENTA E DEMOKRATËVE/ Barack dhe Michelle Obama thirrje amerikanëve: Po ajo mundet, Amerika gati për historinë
Home
Nderkombetare

KONVENTA E DEMOKRATËVE/ Barack dhe Michelle Obama thirrje amerikanëve: Po ajo mundet, Amerika gati për historinë

21 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

“Po, ajo mundet”, ‘Amerika është gati për një histori më të mirë’, ishte fjalimi emocionues nga ish-presidenti Barack Obama për Kamala Harris. Nga Konventa Kombëtare e Demokratëve në Çikago ish-presidenti kërkoi t’i kalojë mantelin e historisë politike Kamala Harris duke kritikuar Trump që e pasoi atë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017.

Kamala Harris mund ta mposhtë Donald Trumpin, duke i dhënë fund makthit që për gati një dekadë tashmë ka kërcënuar, për të ndryshuar fytyrën e Amerikës, u shpreh Obama.

“Nuk na duhen edhe katër vite të tjera rrëmujë dhe kaosi,” u tha ai delegatëve. “Ne e kemi parë atë film më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për një President Kamala Harris”, tha në një shpërthim emocional ish-presidenti Obama.

Ai nderoi presidentin në largim Joe Biden, i cili nuk ishte i pranishëm.

“Historia do ta kujtojë Joe Biden si një president që mbrojti demokracinë në një moment rreziku të madh,” tha Obama, ndërsa e quajti Trump një miliarder 78-vjeçar, i cili nuk ka pushuar së ankuari për problemet e tij që kur zbriti nga shkallët e tij lëvizëse të arta nëntë vjet më parë dhe e sheh pushtetin si një mjet për qëllimet e tij.

Bashkëshortja e tij Michelle u ndal tek deklaratat raciste të Trump ndaj zezakëve duke thënë se kur ata shkojnë poshte ne shkojmë lart dhe kjo është pune triumfuese aty që Donald i quan punë të zeza. Obama dhe Michellë elektrizuan demokratët duke paralajmëruar një garë të ngushtë presidenciale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është ish-polici, baba i 3 fëmijëve, që vari veten para Kishës në Sarandë
Previous article KËRKOHEJ PREJ DY VITESH/ Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, shoku i Laert Haxhiut

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT