• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kontrolloni burrat nëse i ndiqni në Instagram, mund ta gjeni veten në titull gazete se jeni divorcuar
Home
Showbiz

Kontrolloni burrat nëse i ndiqni në Instagram, mund ta gjeni veten në titull gazete se jeni divorcuar

3 December, 2017 k.autor Gossip, Lifestyle, Showbiz

Prej ditësh madje e muajsh mediat shqiptare janë duke shkruar për dy nga çiftet më të njohura të showbiz-it , Bora Zemani e Vin Veli dhe Tuna Sejdi e Patris Berisha.

Dikush shkruan se janë ndarë, të tjerë se madje nuk shihen më apo që nuk jetojnë as në të njëjtën çati. Por nga lindin vallë të tilla dyshime? Sipas shkrimeve të gazetareve gjithçka aludohet nga llogaritë e Instagram-it. Mafton një investigim (që nuk quhet as i tillë faktikisht) në rrjetet e tyre sociale për të parë se njëri nuk e ndjek tjetrin, apo një kontroll i fotove në tërësi nëse kanë postuar foto bashkë apo i kanë bërë qokën njëri-tjetrit me “like” .

Nëse rezulton se bashkëshorti yt nuk është në listën tënde të personave që i ndjek apo që të ndjekin, nëse nuk ke të paktën një foto ku i shpreh dashurinë atëherë me siguri duhet të jesh në prag divorci, diçka ka ndodhur se ndryshe nuk ka mundësi!

Duke marrë shkasë nga lajmet që lexohen vërdallë vendosa të investigoja veten time. Hyra në profilin tim dhe pashë që nuk kisha as edhe një foto të vetme me të dashurin tim prej 7 vitesh! “Investigimi” im me lupë në dorë dhe vëmendje të plotë më shtyu që të kërkoja partnerin tim në listën time të ndjekësve dhe kuptova që në fakt ai më ndiqte ndërsa unë jo!

Gjithë kuriozitet u ndala dhe mendova madje e telefonova të dashurin tim dhe e pyeta: Shpirt, mos jemi ndarë ne të dy? Si ka mundësi që unë nuk të kam në Instagram? Si ka mundësi që as ti as unë nuk kemi një fotografi bashkë në rrjete sociale dhe aq më tepër që ti nuk më komenton e më bën like në postimet e mia

Është për të qeshur në fakt ajo që më tha.

“Ndoshta sepse ne të dy mund ta duam njëri-tjetrin edhe përtej miqësisë në një rrjet social e aplikacion që mund të fshihet me minuta!”

Nuk është e thënë domosdoshmërisht që nëse nuk e ke partnerin tënd në rrjete sociale atëherë ju jeni ndarë e jeni “therur”, nuk doni t’ja shihni më bojën njëri-tjetrit e bashkë do të shiheni në gjykatë.

Në rastin e Bora Zemanit dhe Vin Velit, çifti ka që në muajin gusht që për faj të Instagram-it janë ndarë e divorcuar dy herë. Edhe pse Bora e sqaroi në një dalje të saj në “Thumb” se familja e saj vazhdon të jetë e bashkuar sërish njerëzit nuk e besuan.  Sipas Borës absolutisht nuk kishte një ndarje apo ndonjë problem mes tyre, thjesht fotot ishin reduktuar për të mbajtur një profil më profesional në rrjete sociale dhe për t’i mbajtur më intime çastet me njëri-tjetrin.

Ndërsa Tuna me Patrisin janë rasti kur një partner nuk ndjek tjetrin në rrjete sociale. Një “unfollow” i Tunës bëri që mbi një “click”të vetëm të ngriheshin hipoteza të frikshme si “krizë martesore drejt divorcit” nga Patris Berisha.

Jam dakort nëse burime pranë çiftit apo vetë protagonistët pohojnë se gjërat nuk janë në momentin më të mirë të mundshëm për këto personazhe, por të ngresh plot siguri një histori të tërë mbi një aludim se nuk ndiqen në Instagram, është paksa ekzagjërim nga ana e personave që shkruajnë lajmin.

Ndoshta ata thjesht dëshirojnë ta mbajnë sa më larg mediave e ndjekësve jetën e tyre bashkëshortore, familjen, partnerin edhe pse në një farë mënyre të qenit personazh publik ka “të keqen” e madhe se jeta private nuk është më aq private. Ndoshta vërtetë Bora dhe Vini e Tuna dhe Patrisi janë ndarë por këtë nuk e dëshmon aspak një “kike” foto, apo “follow” e munguar në Instagram.Blitz.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 arsyet që tregojnë se jeni me personin e gabuar
Previous article PESHËNGRITJE/ Erkand Qerimaj renditet i 9 në botërorin e Amerikës

k.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT