• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kontrolli i sigurisë rrugore, policia bën bilancin: Vetëm në 12 orë, janë gjobitur…
Home
Sociale

Kontrolli i sigurisë rrugore, policia bën bilancin: Vetëm në 12 orë, janë gjobitur…

25 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar. Kontrolle me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Kontrolle edhe me Drager për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.

Në këtë kuadër në orët e para të mëngjezit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që:

• nuk përdorin rripin e sigurimit.

• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,

* 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

* 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

* 3 masa administrative për shkelje të semaforit,

* 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,

* 5 masa administrative për gara shpejtësie,

* 2 masa administrative për xhama të errët,

* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jam ‘vajzë e mirë’ edhe pas 10 të dashurve, edhe pse e gdhij nëpër club-e
Previous article Tirana bëhet gati të ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë Aktualitet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT