• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLI I TREFISHTE/ Sot para Vetingut, pasuria e gjyqtarit ILIR TOSKA që nga 2004
Home
Aktualitet
Drejtësi

KONTROLLI I TREFISHTE/ Sot para Vetingut, pasuria e gjyqtarit ILIR TOSKA që nga 2004

20 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Ditën e sotme, kjo trupë gjykuese, do të japë një sinjal të qartë nëse gjyqtari do të konfirmohet si pjesë e drejtësisë së re apo do të shkarkohet nga detyra. Ligjshmëria e pasurisë, deri më sot, ka qenë faktor vendimtar për shkarkimin apo konfirmimin në detyrë, të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar Vetingut. Shqiptarja.com publikon pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Toska pranë ILDKPKI që nga viti 2004.

Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash. Ndërkaq, në vitin 2007, gjyqtari deklaron se ka blerë një autoveturë me vlerë 1 000 000 lekë. Sa i takon të ardhurave, gjyqtari deklaron vetëm pagën e tij, të ardhura nga disa projekte të ndryshme si dhe pagën e bashkëshortes.

Nga viti 2004 deri në vitin 2014, bashkëshortja e gjyqtarit deklaron vetëm një pagë rreth 497 106 lekë, ndërsa më pas, ajo rezulton me disa punë paralele. Në vitin 2016, bashkëshortja e gjyqtari deklaron 48 375 lekë pagë si pedagoge e jashtme, 483 408 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat ‘Albiomed’ sh.p.k, 209 610 lekë ardhura nga paga pranë subjektit privat Qendra Diagnostike Moskat dhe 96 000 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat person fizik Gëzim Shaholli, ‘Medical farma’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapet gomonia 12 metra e gjatë në Darzezë. Alarm gjatë natës, policia shqiptare dhe ajo italiane...
Previous article UNHCR: Shqipëria ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve në përputhje me standardet ndërkombëtare...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT