• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT/ Skema aktuale ndihmës ekonomike jo efektive pa minimum jetik
Home
Ekonomi

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT/ Skema aktuale ndihmës ekonomike jo efektive pa minimum jetik

6 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe tre njësive vendore, 16 masa organizative dhe 4 për përmirësim ligjor në lidhje me auditimin për ndihmën ekonomike.

KLSH bën me dije se ka audituar përveç ministrisë përkatëse edhe Bashkinë Tiranë, Fier dhe Vlorë për periudhë janar 2012-maj 2018.

“Në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre“, thuhet në njoftim.

Në deklaratë, KLSH thekson se shuma e përcaktuar nga skema e Ndihmës Ekonomike nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësuar të minimumit jetik në Shqipëri.

“Mungesa e vlerësimit të ndikimeve të skemës së re të Ndihmës Ekonomike në zonat pilot lidhur me riintegrimin e individëve bën që problemet e hasura gjatë fazës së pilotimit në të ekzistojnë ende tani që skema aplikohet në të gjithë vendin duke cenuar përmbushjen e një kërkese të këtij objektivi strategjik. Por edhe numri i familjeve që kanë dalë nga skema e Ndihmës Ekonomike nëpërmjet përfshirjes në tregun e punës vazhdon të jetë shumë i ulët, duke mos arritur objektivin A5 të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015-2020”, thuhet në raport.

Objektivi strategjik përcakton se brenda vitit 2017 do të përfshiheshin në politikat aktive të tregut të punës 5% e përfituesve të ndihmës ekonomike, ndërsa sipas të dhënave të SHSSH për këtë vit kjo shifër nuk kalon 4%.

Në vija të përgjithshme, ndërmjet të tjerave, KLSH ka  rekomanduar që:

-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë masa që së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, INSTAT dhe aktorët e tjerë të përfshirë të përcaktojnë metodologjinë e përllogaritjes së vlerës së minimumit jetik në Shqipëri dhe përditësojnë atë periodikisht.

-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të hartojë një studim për nxitjen e punësimit, i cili të ketë në fokus vetëm përfituesit e ndihmës ekonomike dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.

-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të propozojë plotësimin e VKM nr. 956, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe të detajeve të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike” duke bërë transparente Formulën e Unifikuar të Pikëzimit që përcakton përfituesit e ndihmës ekonomike, duke përfshirë peshat specifike që vlerësojnë variablat dhe përqindjet e tyre.

-Struktura e auditit në MSHMS të identifikojë dhe argumentojë shkaqet e zgjatjes së afatit për sistemin e pilotuar të skemës së NE në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe zbatimit në nivel kombëtar të skemës së reformuar, duke evidentuar strukturat përgjegjëse dhe efektet financiare.

-MSHMS, në bashkëpunim me institucionet e lidhura, të përcaktojë nivelin real të varfërisë në vend, analizuar sipas nivelit të çmimeve, shportës së konsumit, nivelit të shpenzimeve dhe nivelit të inflacionit, me qëllim për të vlerësuar drejtë kontributin në reduktim të varfërisë dhe ruajtjes së transparencës mbi shpenzimin e fondeve publike për reduktimin e saj.

-MSHMS, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, të ndërtojë dhe përditësojë hartën e varfërisë në nivel kombëtar, në nivel qarku dhe në nivel NJQV, në mënyrë që ulja fiktive e numrit të familjeve të varfra në vend përmes daljes nga skema, të mos kthehet si qëllim në vetvete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MACRON I TREGON “MUSKUJT” SUPERFUQIVE/ Shtyn përpara idenë e “ushtrisë së vërtetë evropiane”
Previous article SOT NË KUVEND/ Nga buzëqeshja e XHAFAJ tek pateriat e RRAHJAS. Çfarë nuk u pa sot (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT