• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KONTROLLET PERIODIKE SHPËTOJNË JETË”/ Mjekja onkologe Daniela Bega: Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit i rëndësishëm…
Home
Sociale

“KONTROLLET PERIODIKE SHPËTOJNË JETË”/ Mjekja onkologe Daniela Bega: Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit i rëndësishëm…

21 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kanceri i gjirit është një ndër tumoret më të shpeshtë që prek gratë. Studimet tregojnë se 1 në 9 gra do të zhvillojë kancer gjiri gjatë jetës së saj.

Kanceri i gjirit është rezultat i bashkëveprimit të një sërë faktorëve të cilët i ndajmë në dy grupe: të kontrollueshëm (obeziteti, aktiviteti fizik, alkooli, terapi hormonale) dhe të pakontrollueshëm (gjinia, mosha, histori familjare për kancer gjiri, predispozita gjenetike, mutacionet në genet BRCA1 dhe BRCA2, faktori endokrin) si dhe histori personale për kancer gjiri ku studimet tregojnë që risku për tu shfaqur kanceri në gjirin tjetër është 10-15 %.

Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm dhe ka si qëllim që popullata të informohet se kush janë faktorët e riskut dhe cilat janë mënyrat për ta parandaluar duke ulur kështu shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje serioze, pra duke shpëtuar sa më shumë jetë.

Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por jo mjaftueshëm.

Situata e pandemisë ka patur ndikimin e saj dhe në konsultat lidhur me problemet e gjirit, numri i vizitave është ulur dhe kjo ndikon dhe në parandalimin e kancerit të gjirit pasi duke mos u paraqitur në kohë te mjeku sjell pasoja në shkallën e zbulimit të sëmundjes dhe ecurisë së saj.

Diagnostikimi i kancerit të gjirit përfshin vizitën te mjeku specialist si dhe vlerësimin e gjirit me mamografi dhe ekografi të gjirit. Mamografia është një ekzaminim i rëndësishëm pasi e zbulon kancerit e gjirit në fazë të hershme kur sëmundja nuk ka dhënë shenja të dukshme duke ulur në këtë mënyrë shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Nëse mjeku dyshon për prani të kancerit të gjirit në vizitë klinike si dhe duke u bazuar në rezultatin e mamografisë dhe ekografisë, rekomandohet biopsi për ta konfirmuar apo përjashtuar. Ekzaminimet e tjera si skaner, etj, rekomandohen për të përcaktuar shtrirjen e sëmundjes.

Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin trajtimin kirurgjikal, trajtimin me radioterapi, trajtimin me kimioterapi si dhe një sërë terapish të tjera sistemike si hormonoterapi, terapia biologjike si dhe së fundmi dhe imunoterapia. Plani i trajtimit vendoset duke u bazuar në disa faktorë, por sa më herët të zbulohet sëmundja dhe mundësitë e mjekimit janë më të mëdha dhe trajtimi po ashtu ka kosto më të ulët psikologjike dhe ekonomike.

Dieta duhet të jetë e shëndetshme si dhe rekomandohet sa më shumë aktivitet fizik dhe sa më pak stres në jetën e tyre.

Diagnoza e kancerit të gjirit është jetëkërcënuese dhe shkakton shok emocional dhe reagimi psikologjik i të prekurave dhe familjarëve të tyre është i ndryshëm. Transmetimi i diagnozës është i vështirë dhe për mjekun dhe duhet të bëhet me profesionalizëm duke iu siguruar pacienteve dhe familjarëve të tyre kujdesin dhe mbështetjen e duhur mjekësore, duke i ndihmuar ata të ruajnë shpresën dhe dinjitetin si dhe duke respektuar vlerat dhe parimet e tyre.

Komunikimi duhet të jetë me mirësi, i thjeshtë dhe në një gjuhë të kuptueshme dhe me empati, pra të kuptojmë si ndihet pacientja. Gjithashtu pacientja ka të drejtë të jetë e informuar lidhur me sëmundjen e saj dhe kjo realizohet nëpërmjet një komunikimi të mirë midis mjekut dhe pacientes.

Në Spitalin Amerikan në Qendrën e Gjirit ato mund të informohen dhe të konsultohen nga stafi ynë multidisiplinar. Mesazhi im është kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të kurohet nëse diagnostikohet herët ndaj mos neglizhoni kontrollet rutinë. Jeta është e shtrenjtë, kujdesuni për veten!

Pakete_diagnostikuese_tetor_2019-IN5.jpg

LISTA_E_SHERBIMEVE.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU PËLQEN TË KAPNI FLOKËT? Këto janë 5 aksesorët që do ju nevojiten (FOTOT)
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË KOPLIK/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT