• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLET PËR MASAKRËN E DOBRAÇIT/ “Safet Bajri s’u gjet në banesë! Dyshohet se në atentat është plagosur dhe …”
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLET PËR MASAKRËN E DOBRAÇIT/ “Safet Bajri s’u gjet në banesë! Dyshohet se në atentat është plagosur dhe …”

19 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje në lidhje me aksionin e djeshëm të RENEA-s në Shkodër, kontrolle që dyshohet se janë bërë në lidhje me masakrën në Dobraç.

Lala tha se ka pasur kontrolle në banesën e Safet Bajrit dhe se ai nuk është gjendur në banesë. Ajo shtoi se zyrtarisht nuk ka një urdhër-arresti për Safet Bajrin.

Lala nënvizoi se pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, grupi i Izmir Sakicës, Astmer Bilali e Eljo Hato janë nën hetim për masakrën.

Lala gjithashtu tha se përpos Ibrahim Licit, në këtë ngjarje dyshohet se është plagosur edhe Eljo Hato. Më pas, ajo dha detaje të tjera për hetimet që po zhvillohen për masakrën e Dobraçit, por edhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Klodiana Lala: Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër-arresti. Është kërkuar kontroll në banesë dhe shoqërimi për veprime hetimore. Pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, Izmir Sakica, Astmer Bilalit dhe Eljo Hato janë në hetim për masakrën. Dyshohet se Eljo Hato mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes. I plagosur kujtojmë se dyshohet se mbeti edhe Ibrahim Lici. Safet Bajri nuk u gjet në banesë. Nuk mund të them se çfarë kërkonin hetuesit nga Safet Bajri. Por, Safet Bajri dhe grupi i Izmir Sakicin dhe Eljo Haton e Astmer Bilali po hetohen zyrtarisht.

Prokuroria është vënë në gjurmë të disa provave dhe detajeve, që janë hetime të mbyllura e është sekret hetimor. Në kuadër të hetimit po kërkohet Safet Bajri. Iu është komunikuar arrest me burg shtetasve Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, por ky urdhër-arrest është për ngjarjen e gushtit 2024. Është firmosur urdhër-arrest dhe për dy persona të tjerë.

Më 23 gusht 2024, S.Troishani dhe Izmir Sakica e dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë shkuar tek dy persona dhe ka pasur përplasje mes dy grupeve, mes Prendëve dhe grupit të Izmir Sakicës. Në dorën e Samuel Troshanit janë gjetur gjurmë baruti. Ata kanë shkuar për të kryer vrasje. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani ishin në kërkim policor edhe për masakrën e Dobraçit. Ata kishin dhunuar edhe Vladimir Bruçin. Pozita sot e tyre është rënduar, kanë akuzë për grup kriminal dhe për “krijimi i kushteve për të kryer vrasjen”.

Për masakrën e Dobraçin është arrestuar një person që ka vjedhur makinën në Durrës, Xhuljo Vuksani. Vuksani ka udhëtuar me Arlind Bushatin, para se të ndodhte ngjarja dhe ndaj tij është ngritur akuza e ndodhet në burg dhe tashmë Prokuroria është duke ecur në hetime. Me sa duket prokurorët kanë diçka në dorë. Kjo është situata me gjitha ngjarjet.

\Ka dosje voluminoze për ngjarje të rënda në Shkodër, që janë bashkuar në një dosje. Ka dyshime se disa atentate në Shkodër janë urdhëruar nga një grup kriminal, që mund të kenë përdorur vrasës me pagesë. Sesa do zbardhë SPAK këto ngjarje, do të shikohet në të ardhmen. Bajret dhe Licet janë në përplasje të ashpër, që kur Lulzim Kullës iu vu tritol.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Efektivi i burgjeve gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ja çfarë dyshohet
Previous article E RËNDË NË KRUJË/ Ndërron jetë babai i 3 fëmijëve, ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT