Një sasi kanabis është gjetur në burgun e Beratit.
Sasia e kanabisit u gjet e hedhur një paketë cigare.
Nga ana e saj Policia ende nuk ka identifikuar poseduesin e saj, për të cilin thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat – Seksioni për narkotikët
Më datë 15. 10. 2018, në ambientet e brendshme të institucionit IEVP Berat, u gjet e hedhur një paketë cigare me një sasi të vogël lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 283 i Kodit Penal.


