Pas urdhërit të ministres së Drejtësisë dhe drejtorit të Burgjeve që kërkonin kontrolle me të rrepta për ata që quhen “kokat” e bandave, kani nisur kontrollet blic në qelitë e “të frotëve”.
Sot janë kryer kontrolle të befasishme në qelitë e të fortëve, ku janë gjetur celularë dhe sende të tjera të palejuara.
Forcat Operacionale të Burgjeve kanë kryer kontrolle në disa institucione në qytete të ndryshme të vendin, ku janë kapur me celuar disa nga emrat e njohur të botës së krimit. Admir Tafili, Edmond Leskaj, Armer Bilali dhe të tjerë kanë pasur në qelitë e tyre telefon dhe sende të tjera.
Po ashtu pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një inspektimi kërkoi nga punonjësit e burgjeve masa më të rrepta për të ashtuquajturit “kokat” e bandave. Ajo kërkoi që të ketë një monitorim më të ashpër ndaj tyre dhe mos të kenë trajtim preferencial.
Ndërkohë dhe drejtori i Burgjeve në një urdhër të brendshëm kërkonte që të dënuarit të kenë kufizime në telefonatat e tyre, pasi sipas tij ishin bërë abuzime kohët e fundit. Në urdhrin e tij theksohej se të gjithë ata që do të flisnin me telefonin e burgut, do u duhet që të tregojnë numrin dhe emrin e personit që do telefonojnë, duke rritur kontrollin.