Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet edhe këtë të dielë në të gjithë vendin në një operacion kombëtar për bllokimin e makinave luksoze, në rastet kur kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur i gjenden sende të jashtëligjshme.
Policitë rrugore, efektivët e komisariateve dhe sektori i Trafiqeve ndodhen në terren në postblloqe të vendosura në pikat kyçe të qyteteve, ku pasi ndalojnë automjetet luksoze kryejnë kontroll të dokumentacionit dhe në brendësi të automjetit.
Që prej mëngjesit të djeshëm po vijojnë kontrollet e imtësishme në qarkun e Korçës. Forca të shumta policie janë vendosur në 6 bashkitë e qarkut Korçë duke ushtruar kontrolle, mbi persona të dyshuar, automjete luksoze si dhe automjete me targa të huaja.


