Policia dhe FNSH kanë vijuar kontrollet edhe në akset kombëtare në rrethin e Krujës.
Gazetari Julian Shota raportoi se objektiv janë makinat luksoze të cilat i nënshtrohen kontrolleve për dokumentacion, armë apo sende të kundraligjshme.
Kontrolle të imtësishme ka pasur edhe në Kurbin.
Ditët e fundit trupat elitë të OFL e kan shtrirë aksionin për bllokimin e aseteve të paligjshme të krimit të organizuar në të gjithë vendin.
Një nga targetet kryesore të tyre kanë qenë makinat e blinduara dhe mjetet e tjere superluksoze të “të paprekshmëve”.


