• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE TË RREPTA GJATË FUNDJAVËS/ Policia: Kemi arrestuar 6 persona, dhe 66 leje të hequra
Home
Sociale

KONTROLLE TË RREPTA GJATË FUNDJAVËS/ Policia: Kemi arrestuar 6 persona, dhe 66 leje të hequra

21 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore e Tiranës si çdo fundjavë ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Harta e kontrollit është zgjeruar duke shtuar numrin e testeve të alkoolit të kryera si dhe kontrolli në pika të ndryshme me Radar, në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, por edhe në akset interurbane kryesore si ajo Tiranë-Durrës.

Gjate 48 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë pezulluar 66 Leje Drejtimi, si dhe janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në drejtim të shpejtësisë në akset interurbane dhe ato urbane kryesore, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar si më poshtë:

33 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku shpejtësia vijonte nga 143 km/h deri në 191 Km/h, ndërsa në qendrat e banuara shpjetësia varionte nga 94 km/h deri në 112 km/h.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë:

4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, ku masa e alkoolit varionte nga 0.56 mg/l deri ne 0.71 mg/l.

Janë pezulluar 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes, ku masa e alkoolit varionte nga 0.21 mg/l deri ne 0.34 mg/l.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 14 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Si dhe janë arrestuar dy drejtues mjetesh që drejtonin automjetin pa pajisur me Leje Drejtimi.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur:

  • 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
  • 96 masa për parakalim të gabuar
  • 190 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
  • 8 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit
  • 33 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
  • 511 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 23 mjete për mosshlyerje të masave administrative, mbi 3 masa.

Gjatë 48 orëve të fundit në shumë pika të ndryshme të qytetit të Tiranës janë kryer 832 teste alkooli, por ajo që vlen të theksohet, është se vetëm në 19 rase është konstatuar përqëndrim alkooli që varionte nga 0.21 mg/l deri në 0.34 mg/l, mbi limitin e lejuar.

Në 711 raste testet e alkoolit kanë rezultuar 0.00 mg/l, ndërsa në 103 raste alkool testet kanë variuar nga 0.06 mg/l deri në 0.18 mg/l, brenda limitit të lejuar.

Shifra këto që tregojnë reflektim pozitiv të drejtuesve të mjeteve, duke shmangur drejtimin e automjetit, pas përdorimit të pijeve alkolike.

Kontrolli permanent dhe prezenca e policisë rrugore, thuajse në çdo rrugë e zonë të kryeqytetit, po jep efekte pozitive

Policia Rrugore e Tiranës edhe njëherë gjen rastin të falënderojë të gjithë ata drejtues mjetesh që rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë pjesë e ndihmës në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës , do të vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe jo për qëllimin e ndëshikimit me masa administrative të drejtuesve të automjeteve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea vazhdon me 'spastrimet', gati ta huazojë yllin e saj te Schalke
Previous article Allegri: Do të vuajmë ndaj Genoa-s

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT