• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE TË BEFASISHME/ Policia ndalon makinat luksoze, arrestohet 38-vjeçari me 3 mbiemra, dhjetëra të tjerë të shoqëruar
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLE TË BEFASISHME/ Policia ndalon makinat luksoze, arrestohet 38-vjeçari me 3 mbiemra, dhjetëra të tjerë të shoqëruar

4 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Në Fushë Kruje u kapën dhe arrestuan shtetasit Leonard Gjeli (Mamli, Noka) i cili kishte pistoletën me mulli dhe fishek luftarak dhe Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit.

Ne Shkodër u kap dhe arrestua shtetasi Saed Muça, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë që e mbante në makinë.

Kontrollet u përqendruan në të gjitha qarqet e vendit dhe gjatë tyre u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

 

 

Sekuestrohen dy armë zjarri, një në Fushë Krujë dhe një në Shkodër, vihen në pranga 3 shtetas.

VIDEO

Kapet në Fushë Krujë një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Në pranga edhe një 33-vjeçar që transportonte personin që kishte armë zjarri me vete.

Gjithashtu, kapet në Shkodër një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet.

Dhjetëra persona me precedentë kriminal u shoqëruan në ambientet e DVP-ve dhe të Komisariateve në varësi, për verifikim.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve, Shqiponjat dhe FNSH-të.

Si rezultat i kontrolleve në Fushë Krujë, nga Forcat Operacionale të DVP-Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH Tiranë, u kapën në flagrancë shtetasit:

– Leonard Gjeli alias Leonard Mamli, alias Leonard Noka, 38 vjec, banues në Kurbin dhe Xhentil Çypi, 28 vjec, banues në Luz, Fushë Krujë.

Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin Xhentil Çypi dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli alias Leonard Mamli alias Leonard Noka.

Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet, por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Po gjatë operacionit, në Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale të Shkodrës, me mbështetjen e FNSH-së, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

– Saed Muça, 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, në automjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky: Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo europiani
Previous article "PO SHIJOJNË..."/ Veliaj publikon videon nga Tirana me një mori të pafund turistësh të huaj

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT